FRESKIA E ALPEVE SHQIPTARE
HISTORIA JONË
Uji Alpin është në treg që në vitin 2008. Fillimisht shpërndarja bëhej në rrethin e Shkodrës, por tashmë ndodhemi pothuajse kudo në Shqipëri. Uji Alpin ka brënda energjinë dhe freskinë e Alpeve të Veriut pasi nga burimi i Rrjollit e filtrojmë dhe e ambalazhojmë, sipas të gjitha kushteve higjenike, pa e kaluar në proçese të tjera që i modifikojnë cilësinë dhe përbërjen e kripërave minerale. Burimi i Rrjollit njihet në mbarë Malësinë e Madhe për cilësinë dhe pastërtinë e ujit të tij.
​
Kuriozitet
​
Në kohën kur komanda Austro Hungareze ishte e pranishme në veri të Shqiperisë në fillim të shekullit të XX, uji i Rrjollit sillej me mushka nga burimi i tij deri në Shkodër për zyrtaret e komandës me rekomandim nga Vjena.
Të njëjtin ujë e sjellim tani në shtëpitë tuaja me emrin “Alpin”